Vdekja e gruas në Shijak, drejtoresha e qendrës shëndetësore: Kishte dhimbje stomaku dhe të vjella, iu dha ndihmë

21 Gusht 2020, 12:03 | Përditesimi i fundit: 2020-08-21 13:05:28

Një banore e Shijakut gjeti vdekjen dy net më parë në spitalin rajonal të Durrësit pasi u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore. Margarita Keçi 36-vjeç u paraqit në qendrën shëndetësore Shijak për të marrë ndihmë shëndetësore nga mjeku i familjes dhe më pas nga mjeku i qendrës shëndetësore.

Gjendja e saj nuk u përmirësua dhe ajo shkoi sërish në qendrën shëndetësore dhe prej andej u dërgua urgjent nga vetë familjarët në spitalin Rajonal të Durrësit ku pas 2 orësh ndërroi jetë. Autopsia pritet që të përcaktojë shkakun e vdekjes.