Do mbeten gjithmonë 4! Paradositët e Vlorës mbyten nga dhimbja e lotët: E trishtë...s'mund të flasim!

31 Maj 2019, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2019-05-31 15:32:30

Kush nuk ka qeshur me 4 paradositët e Vlorës...që tashmë, prej ditës së djeshme mbetën 3! Nuk kanë lot të përshkruajnë dhimbjen që u jep humbja e kolegut të tyre prej më shumë se 4 dekadash në skenë më të. Muhamet Lika, një nga katër Parodistët e Vlorës, u shua ditën e djeshme pas një ataku kardiak në Itali ku kishte shkuar për kurim nga zemra.

Në Teatrin "Petro Marko" në Vlorë, skenën ku ai u duartrokit për herë të fundit vetëm disa ditë më parë, kolegët e tij, parodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Mane Lumani, së bashku me artistë të tjerë të Teatrit, u mblodhën për të nisur ditën e tyre të punës, që ndryshe nga çdo radhë tjetër, i gjente pa Metin, siç ata e thërrisnin.

I sheh të qajnë dhe të mos gjejnë dot forcën të flasin para gazetarëve që duan tu rrëmbejnë disa nga kujtimet më të veçanta të tyre me Muhamet Likën.

"Është shumë e trishtë. Nuk mund të flas", shprehet Agron Hamo teksa mundohet t'i japë forcë dhe kurajë kolegut tjetër të tij, Afrim Agalliu, i cili nuk mundet të mbajë veten nga lotët.

Duhej të ishte një ditë e zakonshme pune në teatrin "Petro Marko", por të gjithë i sheh të përlotur e njëkohësisht të heshtur nga dhimbja për humbjen e papritur, dhe për disa ende të pabesueshme, të Muhamet Likës, në moshën 64-vjeçare.

"Iku për kontrollin e zakonshëm dhe më tha drejtor do të jem këtu para sezonit turistik. Na la një boshllëk të gjithëve, është e pabesueshme.