Vdekja e Princit Philip, flamujt në gjysmë shtizë dhe 41 herë të shtëna topi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

10 Prill 2021, 15:34

Në orën 12:00, janë dëgjuar 41 goditjet me top në Mbretërinë e Bashkuar në Gjibraltar dhe nga anijet luftarake në det në nderim të Princit Philip, bashkëshortit më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ushtria Britanike përdori topat e luftës së Dytë Botërore dhe topa të cilët janë përdorur edhe gjatë ceremonisë martesore të Mbretëreshës dhe Princit Philip.

Anijet e Marinës Mbretërore në det gjithashtu do të japin përshëndetje për nder të dukës, i cili shërbeu si një oficer i marinës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbajti titullin e Lartë Admiralit.

Duka e Edingburgut, humbi jetën mëngjesin e së premtes dhe që atëherë flamujt në të gjithë mbretërinë janë ulur në gjysmë shtizë deri në orën 08:00 të ditës pas varrimit të tij.

Në përputhje me vullnetin e tij të fundit për të nuk do të mbahet një funeral shtetëror.  Varrimi për Princ Philipin do të mbahet në St George's Chapel, Windsor, të shtunën e ardhshme por të pranishëm do të jenë shumë pak persona për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Në katedralen në Abbey Westminster, duke nisur nga ora 18:00 kambanat ranë plot 99 herë në nder të çdo viti  të jetës së dukës një herë në 60 sekonda.

Pallati mbretëror ndërkohë u ka barë thirrje qytetarëve të mos dërgojnë lule dhe të mos bashkohen në hyrje të pallatit për rtë shmangur infektimet me COVID-19 , por ka kërkuar që ata të dhurojnë ndihma për ata në nevojë ose të shkruajnë mesazhe në librin e ngushëllimeve online.

Në dhimbjen e jashtëzakonshme për ndarjen nga jeta të princit të ndjerë, për mbretëreshën Elisabeth, ka një ngushëllim, që ajo dhe Princi Philip ishin së bashku deri në frymën e fundit. Në ditët e fundit I lodhur fizikisht dhe jo në gjendje të t’i ofronte mbështetjen që nuk I ka munguar kurrë mbretëreshës, I dha asaj mundësinë të shlyente pak atë.