Vdekja e punëtorit në Korçë, avokati i përgjegjësit teknik: Nuk u paraqitën prova por vetëm dyshim

7 Janar 2020, 10:23

Pas dhënies së masës së sigurisë 'detyrim paraqitje' për  përgjegjësin teknik Flamur Pallan dhe manovratorin e vinçit Aurel Zyma, avokati i përgjegjësit teknik, Esmerald Xhafa e konsideron të padrejtë këtë masë sigurie pasi sipas tij nuk ka asnjë llojë prove që të bëjnë fajtorë Pallan dhe Zumën.

Ai thotë se përgjegjësi teknik dhe manovratori i vinçit do të rrijnë në këtë masë sigurie deri në daljen e aktiti të ekspertimit më pas do të vendoset se çdo të ndodh me ta.

"Masa është detyrim paraqitje dhe janë në masë sigurie. Ata janë nën efektin e kësaj masa. Sot nuk u paraqit asnjë provë përveç dyshimit të arsyeshëm. Por çdo dyshim duhet të jetë i bazuar në prova. Ne kërkuam që të mos caktohet asnjë masë, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë. Detyrim Paraqitje do të jetë masa e sigurisë deri në përfundimin e hetimeve." tha avokati.