Asnjë nga personeli shëndetësor në spitalin e Durrësit nuk është infektuar nga 73-vjeçarja që ndërroi jetë sot nga koronavirusi. Rezultatet e mbërritura nga Tirana kanë rezultuar negative. Lajmin e konfirmoi edhe kryeministri Edi Rama."Informacionet e pakonfirmuara janë të qëllimta pasi sikur e thamë kemi epidemi dhe infodemi. Përballja me një armik të padukshëm nuk ka politikë, nuk ka propagantë si në ditët e zakonshme. Po jap një lajm të mirë sikur ishte ajo e shëndetit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit, ku propaganda e qëllimshme krijoi jo pak tension tek njerëzit" tha ai.
Vdekja e së moshuarës nga koronavirusi, asnjë nga mjekët në Durrës nuk është infektuar, priten analizat për familjarët
No videos found.