Vdekja misterioze e 91 vjeçarit në Vlorë, banorët: Ishte burrë i mirë, u habitëm kur e morëm vesh

27 Gusht 2020, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2020-08-27 13:17:37

Seri Petanaj u gjet i vdekur në banjën e banesës së tij, pasi ishte qëlluar me thikë. Sipas policisë, shkaku i vrasjes mund të jetë grabitja në banesën e 91 vjeçarit dhe rezistenca e këtij të fundit.

Sipas grupit hetimor dyshohet se personat qe mund të kenë qëlluar 91 vjeçarin, mund të jenë persona të cilët mund të kenë probleme me lëndën narkotike dhe i ka shtyrë këta të fundit që të vjedhin për të blerë drogë.