Vdes babai i pacientit 0 në Shkodër, vizitat në shtëpinë e tij infektuan dhjetëra familjarë

10 Prill 2020, 14:41

SHKODËR- Ditën e sotme ka ndërruar jetë babai i pacientit të parë të konfirmuar me COVID-19 në qytetin e Shkodrës, në lagjen e Dobraçit, 

Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, teksa mësohet se kishte 3 muaj në gjendje kome, e ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka qenë i infektuar apo jo. I moshuari me inicialet E.L do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 14:00 në masa të rrepta sigurie. Për këtë arsye, shtëpia e tyre po ruhet nga efektivë policie.Kjo familje në lagjen e Dobraçit në qytetin e Shkodrës ka qenë një nga vatrat kryesore të transmetimit të COVID-19 në rrethet familjare. Për këtë rast ka pasur  edhe një reagim nga ministria e Shëndetësisë, ku u tha se ndonëse ka pasur të konfirmuar me COVID-19 persona të kësaj familjeje, nuk ishin ndalur vizitat për të parë të moshuarin i cili ishte në gjendje të rëndë. madje ministria tha se ka pasur rreth 20 vizitorë në shtëpi njëkohësisht, për të parë të moshuarin.