Vdes ish presidenti francez Jacques Chirac! Vuante nga Anosognosia

26 Shtator 2019, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2019-09-26 13:57:26

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare ish presidenti francez Jacques Chirac. Në vitin 2005 ai kishte pësuar një goditje celebrale dhe pas presidencës së fundit ishte larguar nga politika.

Jacques René Chirac ishte themeluesi i dy partive kryesore të qendrës së djathtë franceze, Grupi për Republikën dhe Bashkimi për Lëvizje Popullore. Ai ishte Kryeministër nga vitet 1974 deri në vitin 1976 dhe nga viti 1986 deri në vitin 1988.

Në vitin 1995 Jacques René Chirac u zgjodh Presidenti i 22-të i Republikës Franceze dhe pati edhe një mandate të dytë në vitin 2002 deri në vitin 2007.

Gjatë presidencës së Jacques Chirac Franca u bë pjesë e Monedhës së Përbashkët Europiane.

Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Chirac ishte në mesin e liderëve botëror që doli në mbështetje të vendimit të NATO-s për të bombarduar Serbinë në vitin 1999.

    No videos found.