Vdiq pacienti në dhjetor, gjykata pezullon dy mjekë të urgjencës në Fier, familjarët akuza edhe policisë

7 Shkurt 2019, 17:50

Dy mjekë janë pezulluar nga detyra në spitalin rajonal të Fierit. Është gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e cila ka urdhëruar pezullimin nga puna për dy mjekët e urgjencës Blendi Dhespollari dhe Emiliano Myrtaj.

Urdhri i pezullimit të mjekëve ka ardhur pas denoncimit të familjarëve të Besnik Ramajt i cili humbi jetën në dhjetor të vitit të kaluar.

Familjarët e 43 vjeçarit, akuzuan stafin e spitalit për mosdhënie të ndihmës së parë. Ngjarja ka ndodhur 26-dhjetor dhe familja akuzon edhe Policinë e Shtetit për fshehje të ngjarjes.