Vdiq punëtori në pallatin në ndërtim, arrestohet kryetar i Dhomës së Tregtisë në Lezhë

25 Shkurt 2020, 14:11

Arrestohet kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj. Arrestimi i biznesmenit u bë me urdhër të prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin qershor të 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen "Besëlidhja" të Lezhës.

43-vjeçari me inicialet M.Sh. ra nga skela në 16 qershor të vitit të kaluar duke ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve. Pas hetimeve që kanë zgjatur disa muaj, gjykata ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke sjellë arrestimin e tij. Pashk Palokaj akuzohet për ndërtim pa leje moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.

Menjëherë pas arrestimit të Pashk Palokajt kanë reaguar varësit e tij. Dhoma e Tregtisë Lezhë në një postim në Facebook e cilëson të padrejtë dhe kurth arrestimin e drejtuesit të tyre. Në postim theksohet se, për punëtorin që vdiq fajin nuk e ka ndërtuesi por nënkontraktori.

Postimi plotë i Dhomës së Tregtisë së Lezhës
Dhoma e Tregtise Lezhe shpreh indiniaten me te thelle per menyren si po abuzohet me sipermarresit e ndershem. Ngjarja e ndodhur ne date.16.06.2019 mbi renien nga skela te ndierit M.Sh  nuk i perket pergjegjesise ligjore te ndertuesit por te nenkontraktorit. Edhe ne rast se do te ishte e tille, shoqeria gezon drejtues teknik dhe te tjere pergjegjes te drejtperdrejte te kesaj ngjarje. Pa njoftim, pa vendim te komunikuar, ne menyre kurthi (ftohet per takim), dhe i vene prangat ndertuesit, sipermarresit, Kryetarit te Dhomes se Lezhes ne pabesi dhe ne thyerje te drejtperdrejte te te drejtave te njeriut dhe te drejtes qe i ofron ligji. Ku po shkojme o Shteti i se drejtes qe cdo dite e me shume nuk je i tille. U rrezuan pallatet si te ishin keshtjella prej rere ne Durres dhe kush e pesoi???(disa fatkeq) Kjo eshte reformation ne drejtesi. Doni ti largoni dhe ato pak biznese te ndershme nga Shqiperia? Vazhdoni e bejeni!

Dite te lumtura na presim! Kushdo qe e ndjen qe duhet te solidarizohet le ta beje.
Ambasada Amerikane
Delegacioni i Bashkimit Europian
Shoqatat e biznesit
Reagoni sa nuk eshte teper po teper vone