Veliaj akuza të rënda Bashës: Periudha e post termetit ai me katër vila

1 Tetor 2020, 19:55

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke folur në një takim të Partisë Socialiste, ka hedhur akuza shumë të rënda në drejtim të kreut të opozitës Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit vendos gjoba dhe se ka braktisur protestat duke marrë “diçka në këmbim”. Veliaj akuzoi gjithashtu Bashën se ka katër vila dhe tha se kunati i tij, në një vit të vështirë ekonomik, ka patur fitime shumë të mëdha.