Veliaj apel të rinjve në plazh: Ruani veten, mund të sillni fatkeqësi në shtëpi dhe t'ju mbetet peng

13 Gusht 2020, 14:19

Në fund të intervistës së tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një apel për të rinjtë, që të tregojnë shumë kujdes, për të mirën e familjarëve të tyre.

"Apeli për të rinjtë në plazh, dashurinë duhet ta tregosh nëse e ruan vetën se mund të sjellësh një fatkeqësi në familje dhe ai merak do të mbetet peng gjithë jetën. Askush nuk është shumë i ri, kur imagjino se dhe bebet mund ta mbartin, dikush që nuk është bebe dhe mund të evitojë kontaktet duhet të sillet si i rritur", tha Veliaj.