Veliaj: Bashën nuk e voton dot gruaja e tij! PD parti si 'Big Brother', Saliu nuk la fustan e vrimë çelësi pa u futur

4 Tetor 2020, 18:54 | Përditesimi: 4 Tetor 2020, 18:54

Kryebashkiaku Erion Veliaj e krahason procesin e zgjedhjeve të kandidaturave për deputetë në PD me Big Brother. Duke folur nga asambleja socialiste e Farkës, Veliaj theksoi se në partinë “Big Brother”, në fund fare do të ngelet vetëm Luli.

Imagjino, Lul Bashën nuk e voton dot gruaja e tij sepse nuk është shtetase shqiptare; një njeri që nuk e voton dot gruaja, njëherë në 4 vjet zgjohet edhe kërkon votat tona, i themi: Çuno, ik merr votat e shtëpisë tënde sepse votat e shtëpisë tonë janë të gjitha për Partinë Socialiste... Partia e tyre funksionon me eliminim. E keni parë që në çdo rreth bëjnë “Big Brother”, kë do nxjerrim sot nga shtëpia dhe funksionojnë si “Big Brother”, kë do përzënë. Ne funksionojmë si shtëpi e madhe: kë do të ofrojmë, kë do të shtojmë, me kë do të bashkohemi, kjo është diferenca. Parti në vitin 2020 që funksionon si “Big Brother”, votojnë kë do heqin nga shtëpia dhe gëzohen sa herë që ikën ndonjë nga shtëpia. Sot do të heqim Jozefinën! Urra! Sot do të heqim Majlinda Bregun! Urra! Sot do të heqim Astrit Patozin! Urra! Sot do të heqim Ilir Rusmajlin! Urra! Parti “Big Brother”! Në fund fare do të ngelet vetëm Luli tek pullë”, u shpreh Veliaj.

b.ha./Shqiptarja.com