Veliaj batuta me Ramën dhe kryetarin e ri të këshillit bashkiak: Kemi dy katunarë këtu...

30 Korrik 2019, 19:40

Erion Veliaj e shoqëroi me batuta ceremoninë e betimit si kryebashkiak në mandatin e tij të dytë në Tiranë. Toni Gogu, kryetari i ri i këshillit bashkiak të Tiranës është nga Peza, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri Edi Rama. Veliaj i quajti të dy katunarë, nisur nga fakti që kryeministri Edi Rama jeton në periferi të Tiranës, në Surrel dhe tha se Bashkia do të kthejë edhe më shumë sytë nga fshati me investime.

"Një katunar nga Peza, Toni Gogu...Kemi dy katunar këtu tani që (Rama) është tranferuar atje dhe na sjell përditë lajme nga fshati. Duhet të përmirësojmë vendimarrjen ndaj fshatit, përfaqësimin 50 me 50 të vajzave dhe grave. Kemi një përfaqësim dinjitoz nga fshati, dhe disa nisma konkrete përtej gjelave të baldushkut: Tregu publik i shumicës në Farkë!", tha Veliaj.

Ai falenderoi kryeministrin Edi Rama edhe për traditën e re të bashkëpunimit dhe komunikimit me biznesin.

    No videos found.