Veliaj bisedë me ekselentët e 'Petro Nini Luarasit': Së shpejti nis puna për rikonstruksionin e shkollës; Ndërtojmë edhe 12 palestra të reja

18 Mars, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2024-03-18 15:24:19

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, me të cilët ndau lajmin se projekti për rikonstruksionin e shkollës së tyre do të nisë këtë vit, pasi të mbyllen kantieret e hapura për shkollat 9- vjeçare. Ai shtoi se dizenjimi i shkollës së re do të përfshijë edhe një auditor, si pjesë e paketës për rikonstruksionin e objekteve arsimore në kryeqytet.