Veliaj çon pako në Zall Bastar: Me rrugën e re do të jeni lagje e Tiranës

11 Prill 2020, 19:45 | Përditesimi: 11 Prill 2020, 20:14

Bashkia e Tiranës njofton se po vijon shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, familjet me persona me aftësi të kufizuara, të moshuarve të vetmuar, atyre me ndihmë ekonomike dhe të dëmtuara nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Zall Bastar në disa familje. Ai u kërkoi banorëve të zonës që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe i siguroi se për çdo nevojë, ndihma nuk do të mungojë në asnjë moment, thuhet në njoftim e shpërndarë nga zyra e shtypit të bashkisë.

r.k./Shqiptarja.com