Veliaj - demokratëve: Distancohuni nga Lulzim Basha, bashkohuni me ne!

31 Tetor 2020, 16:29

"Përballë një kundërshtari që nuk është më i besueshëm as në vetë radhët e anëtarësisë së tij, Partia Socialiste hyn në zgjedhjet e 25 prillit për të sfiduar rezultatin e vitit 2017." Kështu u shpreh në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Njësinë 10, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Çelësi i fitores më të thellë, sipas Veliajt, është nisma “Edhe një”.