Veliaj dhe Majko inspektojnë punimet në shkollën ‘Murat Toptani’ në Selitë: Mjedise moderne për 360 nxënës, e njëjta cilësi si në qendër edhe në periferi

26 Mars 2021, 15:57

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko inspektuan sot punimet në shkollën “Murat Toptani” në zonën e Selitës, e cila po rindërtohet pas tërmetit të 26 nëntorit, 3 herë më e madhe.

Shkolla e re do u shërbejë 360 nxënësve me kapacitete të shtuara, mjedise moderne, 4 laboratorë, palestrën, hapësirë të dedikuar për parashkollorin dhe kushte shumë herë më të mira. Veliaj tha se nuk ka asnjë ndryshim të shkollave në qendër me ato në periferi, të cilat po ndërtohen edhe më të mira.