Veliaj dhe Rama takim me banorët te Njësia Nr.2 në Tiranë

7 Qershor 2019, 10:20

Kryeministri, Edi Rama dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme janë takuar me banorë të njësi Njësisë Administrative Nr.10 në Tiranë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 30 qeshorit.

Rama dhe Veliaj takimet i kanë nisur që në mëngjes pasi janë fotografuar së bashku teksa ecin qetësisht në rrugët e kryeqytetit.Gjatë takimit që Rama dhe Veliaj kanë patur me banorët e Njësisë Nr.10 në Tiranë kanë folur edhe në lidhje me situatën në qytetin e Korçës pas tërmeteve të rëna në këtë zonë.

Rama ka premtuar edhe një herë se qeveria do të bëjë të mundur rregullimin e banesave dhe kompensimin e banorëve. Kryeministri më pas ka thënë se në ndihmat e fshatrave të prekura do të kontribuaojnë edhe bashkitë socialiste.

    No videos found.