Veliaj dhe Shalsi në Njësinë 1: PS, forca më progresiste! Dyshja Meta-Berisha, autorë të bllokimit të punëve të qytetit

9 Qershor 2022, 21:31

Turi i takimeve informuese për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste vijoi në Njësinë 1, ku drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Eduard Shalsi, zhvilluan një bashkëbisedim me asamblenë socialiste aty. Nga lagjja “Ali Demi”, Veliaj tha se koha ka treguar se Partia Socialiste është forca më progresiste dhe më modernizuese në vend.