Veliaj dhe Xhaçka inspektojnë tregjet në kryeqytet: Ishte nevojshme që qytetarët të na përgjigjeshin

11 Prill 2020, 13:29

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes, kanë inspektuar sot në terren lëvizjet e qytetarëve dhe më konkretisht tregjet në kryeqytet. Në fund janë ndalur në zonën e 'Pazarit të Ri' ku theksuan se qytetarët kanë patur një reagim perfekt në zbatimin e masave, si rrjedhojë edhe e sinjalistikave të vendosura nga bashkia.