Veliaj dhuron plazmën për shërimin e të prekurve nga COVID19, u bën thirrje edhe të tjerëve

10 Shtator 2020, 15:23

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit pranë Bankës së Gjakut në QSUT për të dhuruar plazmën e gjakut, e cila ndihmon në shërimin e të prekurve të tjerë me Covid-19. Veliaj shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefja e shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo, ku shfrytëzoi rastin për të falënderuar të gjithë ata qytetarë shembullorë që e kanë dhuruar plazmën, si dhe bëri thirrje që t’u bashkohen edhe të tjerët, që e kanë kaluar infeksionin.