Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi sot se Kopshti Botanik jo vetëm që nuk do i hiqet Universitetit, por do të transformohet nga një landfill mbetjesh që është sot, në një hapësirë të shfrytëzueshme për këdo.
Gjatë takimit me vullnetarët për Maratonën e Tiranës, Veliaj theksoi se protestat për Botanikun po përdoren politikisht , duke filluar nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi dhe Rektori I Universitetit të Tiranës Mynyr Koni që kanë marrë urdhër politik për të bllokuar projektet.
Mbledhje e jashtëzakonshme e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Saliut. Po mblidhuni ndonjëherë për shkencë me të njëjtin pasion, me të njëjtin zell, me të njëjtin nerv, mblidhuni njëherë për të bërë shkencën për të cilin paguheni nga taksat e këtij vendi dhe pastaj mblidhuni për interesat tuaja, për pronat tuaja, për tenderat tuaja, për 5 mijë lekëshat e nuseve. Kështu që dua ta ndaj të qartë. Nuk i shkoj tjetrit në zyrë, i jap dorën për marrëveshje dhe kur më jep porosi partia dal dhe e kthej. Ishin në zyrën time, me dëshmitarë. Bëmë një marrëveshje në bisedë dhe ju thamë presim tani një draft. Kur vajtën të bënin draftin ju kishte ardhur urdhri i partisë, të shajmë Lali Erin, se po na merr kopshtin botanik”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se protestat bëhen pikërisht nga ata që kanë treguar se janë inkopetentë dhe kanë abuzuar me pronat e Kopshtit Botanik duke marrë edhe 5 mijë lekëshat e nuseve.
“Më i marrë se sa është sot që është pronë e askujt dhe që është një landfill ferash , çfarë mund t’i marrësh më shumë?! E vetmja gjë që mund të bëjmë është ta bëjmë më mirë, por më keq, nuk e bën dot njeri siç është sot. PD e mori gjysmën e bëri asfalt dhe beton, Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin. Po i kishte Mynyri kartat studentore pse si bëri? Nuk vuajnë këta që s’kanë kompetenca, këta vuajnë që janë inkompetentë. Kompetenca kanë por janë inkopetentë. 98 ndërtime pa leje ku sot dalin me vrap”, theksoi Veliaj.