Veliaj: Halli i Lulit dhe i Monës për të shtuar shtëpitë në bregdet apo Tiranë, PS fiton se u shërben me përulësi njerëzve

24 Tetor 2020, 14:35

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i bindur se Partia Socialiste do ta fitojë edhe një tjetër mandat qeverisës, pasi është e vetmja forcë që u shërben njerëzve me përulësi. Duke folur nga zona e Freskut, kryebashkiaku, njëherësh edhe drejtues politik i PS për Tiranën, theksoi se ndryshe nga PD-ja, që e ka hallin te listat e kandidatëve për deputetë, socialistët flasin për listat e punëve.