Veliaj i bindur: Opozita s'ka asnjë shans që të fitojë në Tiranë

5 Qershor 2019, 17:49

Kryebashkiaki i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.2. ku është ndalur për të prezantuar punët e tij në krye të Bashkisë, përgjatë këtyre katër viteve. Në fjalën e tij, hyrëse nuk ka ka kursyer mesazhet për opozita, e cila ka vendosur që të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit. Veliaj tha se një vendim i tillë i opozitës ka ardhur pasi ka frikë nga zgjedhjet, teksa theksoi se opozita "nuk ka asnjë shans që të fitojë në Tiranë".

"Opozita nuk ka asnjë shans të fitojë në Tiranë. Ndryshe nga ta, ne nuk i gjuajmë me vezë dhe as me bojë kundërshtarët, sepse nuk i konsiderojmë armiq", tha Veliaj.