Veliaj i jep çelësat e shtëpisë së re nënë Fates, ajo i qeras me raki: Sot do të pimë, se nesër fillon Ramazani!

23 Prill 2020, 18:56 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 21:46:58

Kryebashkiaku Veliaj i ka dhënë çelësat e shtëpisë së re nënë Fates, një nga familjet më të varfëra në zonën e Zall Herrit, shtëpia e së cilës iu prish nga tërmeti.

E moshuara e familjes Neli në Pinar është shprehur se nuk ka fjetur gjithë natën nga gëzimi i madh për shtëpinë e re.

Shtëpia e familjes Neli është dëmtuar gjatë tërmetit të shtatorit dhe është kthyer në të pabanueshme gjatë tërmetit të nëntorit.