Veliaj i përgjigjet sërish Metës për Teatrin: ‘Graj gamorin tat’!

9 Maj 2020, 16:15

Qëndrimi i Presidentit të Republikës pas vendimit të Qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar te Bashkia e Tiranës, ka sjellë sërish reagimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në një postim në rrjetin social Twitter, Kryebashkiaku Veliaj ka preferuar që të japë reagimin e tij përmes një shprehje tironse. “Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkruan Veliaj.

  •