Veliaj: Imagjinoni të rinjtë e PD-së, ata diskutojnë a do fusin në Parlament një plak 80-vjeçar

10 Shtator 2020, 20:11

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se fokusi i Partisë Socialiste është puna dhe sesi ta çojë edhe më tej transformimin e Tiranës dhe Shqipërisë. Duke folur në FRESSH Voice, Veliaj theksoi se ndryshe nga kundërshtarët, PS e sheh fitoren e mandatit të tretë tek puna, se vetëm puna flet më shumë se fjala.

“Po nuk zbritëm në fushë, jemi si ata tifozët që rrinë në tribunë, thonë si bëhet goli, por nuk kanë gjuajtur top me këmbë, thonë si luhet në skuadër, por nuk kanë dhënë kurrë një pas, për të treguar se besojnë te skuadra. Ne nuk jemi si ata. Ne nuk jemi nga ata që vetëm ankohen, qe kërkojnë birra falas, një kafe falas, por ne i fitojmë gjërat me punë.