Veliaj inspekton përfundimin e punimeve në rrugën e zonës industriale Yzberisht - Kashar

22 Korrik 2019, 14:06

TIRANE - Rehabilitimi i lagjeve dhe ndërtimi i Bulevardit të Kasharit, është një provë për urbanizimin që duhet marrë shembull edhe nga banorët e "Astirit" të cilët vijojnë të kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe. Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa inspektoi punimet për bulevardin e Kasharit, ndërkohë që është përfunduar edhe ndërtimi i rrugës së re që lidh Kasharin me Yzberishtin, rreth 3 km e gjatë.

Veliaj tha se shumica e banorëve të Astirit, rreth 90% e tyre, e cuan ndërtimin e Unazës së re, dhe nuk mund të pakohen nga një pakicë e zhurshme partiake, siç u shpreh ai për banorët që protestojnë dhe që mbështeten nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.