Veliaj inspekton punimet te ‘5 Maji’: Lagjja më e bukur! Gjyqtarët që bllokojnë punën nuk e kanë të gjatë në drejtësi

28 Qershor 2022, 15:57

Në inspektimin e radhës në lagjen e re “5 Maji”, një nga kantieret më të mëdha të Programit të Rindërtimit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo do të jetë lagjja më e bukur e Tiranës. Sipas tij, apartamentet e reja për familjet e prekura nga tërmeti dhe banorët e zonës që do të strehohen aty, do të jenë gati shumë shpejt.