Veliaj inspekton tregjet në Kombinat, Pazarin e Ri dhe Njësinë 2: Do të hapen sërish të hënën, s’ka nevojë të dyndemi nesër

10 Prill 2020, 21:12

Pas suksesit në tregun e Kombinatit me vendosjen e kabinës së dezinfektimit në hyrje të tij, kjo nismë e Bashkisë së Tiranës është shtrirë edhe në tregjet e tjera publike në kryeqytet. 

Sipas zyrës së shtypitKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot pasdite tre nga tregjet më të mëdhenj të fruta-perimeve: në Kombinat, Njësinë 2 dhe Pazarin e Ri, ku janë marrë të gjitha masat që çdo gjë të jetë në përputhje me masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.