Veliaj ironizon Metën: I ktheu dekoratat sikur shet majdanoz në Pazar 5 lekë tufa

15 Tetor 2020, 21:25

Nga Njësia 8 në kryeqytet, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar shpërndarjen e dekoratave nga Ilir Meta, duke e theksuar se presidenti e ka kthyer këtë proces sikur po shet majdanoz në Pazar. Veliaj theksoi se ndryshe nga çfarë deklarojnë, përfaqësuesit e LSI në realitet kanë treguar të kundërtën. “Ju kujtohet si ka qenë “Selvia”? E mbushur me kioska. I thoshin “Selvia”, por në fakt ishte e gjithë një epiqendër bingosh. Bingot vetëm rriteshin, duke ia hipur sipër Vojo Kushit, siç Vojo tankut, këta Vojos me kioska me bingo dhe më thoshin mua – Lali, atë nuk e prekim se është e deputetit. E kujt deputeti? Deputeti i LSI. I kujt LSI – i pyeta unë? I LSI së presidentit. Çudi – u thashë –se kjo nuk ka mundësi të ndodhë, se ky presidenti Vojo Kushin nuk e heq nga goja. Ngeli duke i dhënë dekorata 75 vite pas vdekjes. Po, po – më thanë – është e atij deputeti, madje në zgjedhjet e ardhshme do jetë 1-shi i Tiranës. 1-shi i Tiranës për LSI është deputeti që ia hipi sipër Vojo Kushit me kioskat e bingos”, tha Veliaj.