Veliaj: Kur të kthehemi në normalitet do sanksionojmë fundjavën pa makina

22 Prill 2020, 22:02

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se 400 mijë nga 800 mijë makina në Tiranë në normalitet, pra jashtë gjendjes së karantinës, lëvizin vetëm 1 kilometër, pra për të shkuar në vende të afërta me banesat apo punën. Kryebashkiaku tha në Report Tv, se këto 5 javë karantine kanë sjellë atë që bashkia e Tiranës punoi për vite me radhë, qytetin pa makina. Në këtë linjë, ai paralajmëroi se me kalimin e pandemisë COVID-19, do të shkohet në fundjavën pa makina, dhe do të ketë sanksione për ata që dalin me automjet dy ditët e fundit të javës.