Veliaj mesazh me videon e Cristiano Ronaldos: Higjiena dhe disiplina janë A-ja...

24 Mars 2020, 21:18

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosur të përcjellë mesazhin e tij për të ndjekur rregullat e vendosur nga autoritetet me anë të një videoje shumë interesante të futbollistit Cristiano Ronaldo, i cili shfaqet duke i mesuar fëmijëve se si të kujdesen për higjienën e tyre. 

"E keni parë si stërvitet Cristiano Ronaldo? Higjiena dhe disiplina janë A-ja e sportit, akoma më shumë tani që kemi Covid-19 nëpër këmbë, rregull i pathyeshëm i mbijetesës" shkruan Veliaj.