Veliaj: Mësim me dy turne, do rekutorhen mësues të rinj! Klasa në natyrë te Parku Rinia dhe Liqeni

29 Prill 2020, 13:22 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 13:24:02

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se për shkak të çeljes së shkollave për maturantët, do të sjellë edhe angazhim të mësuesve shtesë, pasi një nga idetë që po diskutohet është pikërisht mësimi me dy turne. Rekrutimi i këtyre mësuesve do të bëhet nëpërmjet portalit për mësuesit.

"Jemi pjesë e rrjetit të bashkive që takohen çdo të enjte nga e gjithë bota për këto plane, po shikonin në Danimarkë që shkollat kanë kaluar me dy turne, me shumë gjasa kjo do të kërkojë mësues shtesë, për të cilat portali ka mjaftueshëm dhe do angazhohen, shkolla të reja po ndërtohen me shpejtësi. Gjithmonë e më shumë, sidomos në vende mesdhetare, disa klasa do të bëhen jashtë, kështu që edhe në kopshtet apo çerdhe kur do të hapen. Tani që mbaroi Parku Rinia, Liqeni do jenë klasa të hapura në natyrë. Këto janë disa ide", tha Veliaj.