Veliaj: Në 30 qershor nisin pagesat e para për dëmtimet e tërmetit

10 Qershor 2020, 13:50 | Përditesimi i fundit: 2020-06-10 15:50:30

“Në datën 30 qershor do të kemi bërë pagesat e para për kategoritë DS1, DS2, DS3. Paguajmë cash për ata që kanë dëmtime të lehta. Mjafton të marrin një kompani, të lidhen me administratorin dhe të bëjnë këto lloj punimesh. Për dëmtimet e rënda - DS4, DS5 - nëse është pallat do ta bëjë Bashkia; nëse është privat, do ta bëjnë brigadat sipas dosjeve që kemi për ndërtimin e shtëpive. Kemi një shans fantastik që ta veshim qytetin nga e para. Ku është pallat i padëmtuar, të vishet me kapotë; ku është i dëmtuar nga tërmeti, të rregullohet me atë fond, kurse shtëpitë private të rrëzuara apo pallate të pabanueshëm, t’i ribëjmë. Nëse ecim me këtë frymë, e kthejmë krizën në mundësi”, theksoi Veliaj.