Veliaj në '5 pyetje nga Babaramo': Jemi në detajimin e projektit, teatri nuk ka qenë kurrë trashëgimi kulturore

11 Maj 2020, 21:48

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", tha se po punohet me detajimin e projektit dhedo të përdoret ai i Bjarke Ingels. Në lidhje me akuzat se po prish një trashëgimi kulturore, Veliaj tha se teatri kombëtar nuk ka qenë kurrë trashëgimi kulturore.

"Jem në detajimin e projektit dhe fakti që anuluar privatin ishte se artistët kërkonin disa gjëra që privati nuk ishte i gatshëm ta bënte. Do marrim të gjithë kohën e nevojshme të projektit të ri, por do të bëhet. Do të jetë projekti i Bjarke Ingels për të krijuar një teatër modern dhe të shkojmë atje me batanije, por të ketë ngrohje-ftohje, të ketë salla të mjaftueshme  për prova dhe të mos jetë më një kotec. Teatri nuk ka qenë kurrë trashëgimi kulturore nuk ka qenë dhe nuk është shpallur kurrë", tha Veliaj