Veliaj në Japoni: Së shpejti qeveria japoneze do të heqë vizat për qytetarët shqiptarë

20 Dhjetor 2018, 15:14

Krahas menaxhimit të emergjencave civile dhe transportit publik, edhe menaxhimi i ujërave të zeza është një nga fushat e bashkëpunimit mes qeverisë japoneze dhe Bashkisë së Tiranës. Në vijim të vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim edhe me kreun e Agjencisë Japoneze të Zhvillimit (JICA) Shinichi Kitaoka, nga i cili mori garancinë për financimin e projektit për kanalet e ujërave të zeza dhe sistemin e filtrimit të tyre.

Agjencia Japoneze e Zhvillimit do të vazhdojë me financimin e projektit për kanalet e ujërave të zeza dhe sistemin e filtrimit të ujërave të zeza në Tiranë. Kemi pasur disa probleme me ish-administratën e Ministrisë së Transporteve, të cilat janë në rrugën e zgjidhjes, dhe për gjithë qytetarët e Tiranës lajmi i mirë është se projekti do të vazhdojë dhe investimi i nisur përgjatë rrugës së Kombinatit në njërën nga brigjet e Lanës, që mbulon ujërat e zeza për gjysmën e qytetit, do të përfundojë. 

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

 Ai siguroi se Bashkia e Tiranës, bashkë me Ministrinë e Transporteve dhe atë të Financave, do të punojnë me shpejtësi për të rikuperuar kohën e humbur për një investim jetik për Tiranën, si pasojë e burokracive të administratës së kaluar.