Veliaj në konviktin e shkollës profesionale në Golem: Rindërtimi, mundësi për ringritjen e institucioneve arsimore

5 Dhjetor 2020, 14:17 | Përditesimi i fundit: 2020-12-05 15:31:54

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për godinën e re të konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, e cila ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në shoqërinë e kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Krali, Veliaj tha se fatkeqësia e tërmetit solli një mundësi për ringritjen dhe rimëkëmbjen edhe të institucioneve arsimore në vend.

Ai shtoi se me ritmet me të cilat po punohet, konvikti i ri pritet të jetë gati në semestrin e dytë shkollor.