Veliaj në Pezë: Fshati i ri, si ‘qershia mbi tortë’ për familjet e tërmetit! Partia Socialiste është gjithmonë pranë njerëzve në ditë të vështira

26 Qershor 2022, 13:07 | Përditesimi i fundit: 2022-06-26 13:07:50

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte edhe në Pezë, ku zhvilloi një takim edhe me socialistët Vaqarrit dhe Ndroqit, ku vuri theksin te investimet e bëra në këtë zonë, të cilat kanë rritur vlerën e pronës për të gjithë banorët. Ai përmendi fshatin e ri që po ndërtohet në Pezë, për strehimin e të gjitha familjeve që u prekën nga tërmeti i nëntorit 2019