Veliaj në Repolitix: Pas pandemisë sanksionojmë fundjavën pa makina! Ç'ka donim të bënim në 5 vite, ndodhi 5 javë karantinë

22 Prill 2020, 23:14

TIRANË "Atë që bashkia nuk e bëri dot në 5 vite për nismën 'Tirana pa makina', u bë në 5 javë nga situata e COVID-19 duke pastruar ndjeshëm ajrin". Ky ishte mesazhi i Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj në një  intervistë për emisionin "Repolitix" me moderatorin Denis Minga në Report Tv. Veliaj tha se kjo situatë krijoji një qytet më të pastër dhe ishte treguesi më i mirë se shkaku kryesor i ndotjes së ajrit ishin makinat. Për këtë sapo situata t'i kthehet normalitetit, tha Veliaj do të sanksionohet edhe fundjava pa makina në Tiranë, që do të jetë në dobi të shëndeti tonë dhe fëmijëve tanë.