Veliaj në 'Repolitix' sfidë Metës: Hajde garo për kryetar bashkie, të shohim kush është më i mirë!

14 Tetor 2020, 12:43

#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Dosjet i ka gati për t'u përballur në gjyq me kryedemorkatin Lulzim Basha për akuzat se ka shpifur, edhe pse konfirmon se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi, por janë vetëm deklarata në media të PD. Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në "Repolitix" në ekranin e Report Tv, tha se mezi e pret që të shkojë në gjykatë dhe të vërtetojë se si Basha u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, se si ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se i ka dhënë leje vetes për shtëpi e ka bërë kate shtesë. "I qëndrojë akuzave për PD-së, nuk ka asnjë padi ndaj meje. I kam dosjet gati se deri tani janë deklarata për shtyp, i kam dosjet dhe provat", tha Veliaj në Report Tv.Një ftesë publike ka pasur për presidentin Ilir Meta, që të garojnë "ballë për ballë" në zgjedhjet e ardhme për kryebashkiak në Tiranë dhe nga këto zgjedhje do të shikohet se kush është më i mirë. Kjo sfidë vjen si rezultat i akuzave të shumta që kreu i shtetit ka bërë ndaj tij për shumë punë të kryeqytetit. Gjuhën e përdorur nga Meta, Veliaj e ka cilësuar si një retorikë përçarëse, që shkon përtej kompetencave të tij. "Është një gjuhë e padenjë për një president, presidenti Moisiu nuk do fliste kurrë kështu. Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, president që do të bëjë punët që janë poshtë tij s'kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar. Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të shohim kush është më i mirë", tha Veliaj përballë gazetarit Denis Minga. Kjo sfidë e ka marrë përgjigjen nga Presidenca, duke thënë se "Veliaj është një kundërshtar shumë i lehtë, aq sa mundet nga Ilir Vrenozi, personazh i njohur në rrjetet sociale".