Veliaj në Report TV: Pandemia ka sjellë ndryshime në buxhet duke shtyrë disa projekte, qytetit nuk i ka munguar asgjë (E PLOTË)

17 Korrik 2020, 21:15 | Përditesimi i fundit: 2020-07-18 13:26:50

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv për të folur për bilancin e punës së tij në krye të bashkisë së kryeqytetit dhe se si po përballohet situata me pandeminë dhe projektet e reja për kryeqytetin.

Veliaj tha se në lidhje me pandeminë Bashkia ka bërë gjithçka që qytetit të mos i mungojë asgjë duke u adaptuar me situatën e re. Veliaj tha se për shkak të pandemisë buxheti ka ndryshuar disa herë duke shtyrë disa projekte investimi në rrugë të ndryshme për vitin tjetër në mënyrë që të investohen në dezinfektimin apo gjëra të tjera të domosdoshme për qytetin në këtë periudhë pandemie.