Veliaj: Nëse del vaksina anti- COVID në botë, një lider si Rama do e sillte shpejt në Shqipëri!

13 Gusht 2020, 11:55

Në intervistën e dhënë për Report Tv, kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur i bindur se PS-ja do të marrë një mandat të tretë, kjo sepse sipas tij vendi ka nevojë për një qeverisje dhe një kryeministër si Edi Rama. Ai ka bërë edhe një krahasim me atë se çfarë ndodhi në Liban. Ai thotë se Rama, me atë që përfaqëson arriti të mblidhte më shumë ndihma për tërmetin, se shteti i Libanit pasi është shumë e rëndësishme se kush e drejton një vend.

"Rama ngriti 3 fishin e fondeve, krahasuar me fondet e mbledhura në Liban, që do të thotë ka shumë rëndësi se kush e drejton. Nëse një ditë do të dalë vaksina, një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër që njeriu më i fortë që njeh është kunati i tij. Është mik personal me shumicën e kokave të saj. Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të Edi Ramës. Jam e bindur që do të jetë forcë e parë, por do të jemi bindëse, pa bishta, pa kompromise, nëse këta po e bëjnë këtë gjë në opozitë, imagjinoni në qeveri", tha Veliaj.

  •