Kopshti Zoologjik dhe Kopshti Botanik do të jenë dy xhevahirët e radhës në Tiranë dhe Lagjen 13, dhuratë jo vetëm për fëmijët e qytetit, por edhe një oaz për komunitetin. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e nisi mëngjesin e sotëm me një takim me stafin e Lagjes 13, ku u shpreh se projektet e mira sulmohen, por në fund për to flet puna. “Kopshti i ri Zoologjik do të ketë më shumë hapësirë për kafshët, kurse bashkimi me Kopshtin Botanik do të vlejë për fëmijët, që të mësojnë florën, faunën, të jetojnë në natyrë. Por, sigurisht që si çdo gjë e mirë në qytet do të sulmohet. Nuk besoj se u habit njeri kur panë Saliun që gënjeu, kur tha që u tha liqeni. Fillimisht do heqim ujërat e zeza, që ish-Komuna e Saliut i derdhte të gjitha në Liqen, e pasi të pastrohet do të kthehet në një hapësirë për kafshët. Si Kopshti Zoologjik, si “Samiu”, kur të mbarojnë, do flasë puna”, tha Veliaj.Ai nënvizoi se pavarësisht stërkëmbëshave të opozitës për të penguar punët e mira në qytet, transformimi nuk ndalet. “Kur ndodh te ‘Samiu’, te Kopshti Zoologjik, në të gjitha hapësirat që po transformohen, siç ndodhi te Astiri, na duhet ta pranojmë se ky qenka sporti i tyre, ata nuk heqin dorë. Mjafton të shohësh letrat në Hagë të Lul Bashës, Saliut dhe të atyre që e votuan raportin e Dick Martit, nga koalicioni PD-LSI, e kupton që ata jo vetëm brenda nesh, përça e sundo, por edhe brenda gjithë shqiptarisë janë përça e sundo. Nuk duhet ta lejojmë këtë frymë! Duhet të kuptojmë se e kemi të lidhur fatin këtu. Ata kanë pasaporta holandeze, nuk kanë interes te shkollat tona. Sigurisht, acarohen kur bëjmë shkolla sepse ata nuk preken nga këto ndryshime. Për sa kohë ti e ke lidhur fatin me dikë tjetër, se bën Kopsht Zoologjik, se bën autostrada apo shkolla, je i painteresuar sepse nuk e ke lidhur fatin me Shqipërinë. Ne që e kemi lidhur fatin me këtë vend jemi të interesuar, por duhet të jemi edhe të bashkuar”, nënvizoi Veliaj.
Veliaj: Për Kopshtin Zoologjik dhe 'Sami Frashërin' do flasë puna; Luli dhe Mona i kanë bërë gati valixhet në 25 prill
No videos found.