Veliaj për Report Tv: Taksat lokale shtyhen në qershor, hiqen kamatëvonesat e UKT! Mos të kërkohet qira tek bizneset e mbyllura

29 Mars 2020, 15:52 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 19:44:19

TIRANË - Taksa e hapësirës publike është pezulluar nga bashkia Tiranë deri në përfundim të luftës me COVID-19, ndërsa taksat lokale të cilat afatin e këstit të parë e kanë deri në 20 prill janë shtyrë për në qershor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpjeguar se bashkia ka ndërhyrë duke hequr të gjitha kamatëvonesat edhe tek fatura e ujit, duke i bërë apel pensionistëve të qëndrojnë në shtëpi për ta paguar në një moment të dytë faturën.