Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erioj Veliaj sqaroi në emisionin "Repolitix" Report Tv një lajm të rëndë të publikuar në disa media online, se bashkia parashikon të vdesin nga COVID-19, 56 bebe deri në 1 vjeç. Ai foli ashpër kur tha se janë lajme nga pronarë që duan t'i vendosin gjoba dhe godasin bashkinë për të përfituar tenderë. Bëhet fjalë për një tenter nga Agjencia e Shërbimeve Funerale për blerjen e 136 arkivolëve, ku ndër të tjera thuhet edhe përballimin e COVID-19.