Veliaj prezanton 5 prioritetet për rininë në 2021: Do vijojmë punën për hapjen e shkollave, palestrave dhe bibliotekave te reja; Karta e Studentit me 1 mijë shërbime

6 Dhjetor 2020, 16:00

Mbështetja me kreditë e buta, shkollat e reja, karta e studentit, bibliotekat dhe akademitë e kodimit, janë pesë prioritetet e Bashkisë së Tiranës për të rinjtë për vitin 2021. Lajmin e mirë e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë diskutimit me disa të rinj për projektbuxhetin 2021. I shoqëruar nga këngëtari Elgit Doda, në takimin me përfaqësuesit e gjimnazeve dhe të universiteteve, Veliaj theksoi se Tirana është një nga të vetmet bashki në rajon që inkurajon strehimin e të rinjve