Veliaj prezanton Ahmetajn: Lum ata që do të jetojnë në lagjen e re ‘5 Maji’! Edhe kundërshtarët tanë promovojnë punët tona

5 Prill 2021, 13:19

Nga Njësia 4, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi kandidatin për deputet, Arben Ahmetaj, një nga emrat e rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe Ministër për Rindërtimin. Ahmetaj dhe Veliaj iu përgjigjën pyetjeve të ardhura nga rrjetet sociale, mes të cilave dhanë disa lajme të mira për banorët e zonës.