Veliaj: PS dhe Rama gati të fitojnë mandatin e tretë, mbi 80% e qytetarëve duan hapjen e listave

12 Korrik 2020, 14:49

Partia Socialiste dhe Edi Rama janë gati edhe për një mandat të tretë. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se do të punojë 24 orë në 7 ditë të javës për të arritur këtë fitore. Ai theksoi se rezultatet në këto 8 vite qeverisje e nxjerrin PS-në forcë të parë, ndërsa shtoi se gara e radhës është me veten, për t’u përmirësuar edhe më shumë.

“Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe unë do të punoj 24/7, që Partia Socialiste dhe Edi Rama të fitojnë mandatin e tyre të tretë. Mandati i tretë do të ishte historik sepse në Shqipëri, në 30 vite pluralizëm, nuk ka ndodhur asnjëherë që një forcë politike të mandatohet tre herë radhazi. Unë besoj se i kemi të gjitha argumentet për të kërkuar një mandat të tretë, jo pse opozita është e shpartalluar, porse në 8 vjet jemi partia numër një, e padiskutueshme, garën e kemi me veten. Por, ca gjëra mund t’i bëjmë shumë më mirë”, tha Veliaj.

    No videos found.